Juventus mbetet ende aktiv në tregun e transferimeve, të kushtëzuar shumë edhe nga dëmtimi i Pogba-s apo dhe nga largimi i mundshëm i Rabiot drejt Man.United.

Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë kthyer vështrimin nga Leandro Parades, me këtë të fundit që nuk bën më pjesë në planet e PSG. Orët e fundit në skenë ka dalë edhe emri i Davide Frattesi.

Në lidhje me fazën sulmuese, pista Morata bie përfundimisht ndërsa Memphis Depay është kthyer në objektivin kryesor. Holandezi nuk bën më pjesë në planet e Barcelonës të cilët kërkojnë 20 milionë euro për kartonin e tij, Juventus është i interesuar, por e kërkon në formë huazimi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb