Një histori e trishtë, që tregon jetën në mjerim të familjes Peçi, vjen nga një fshat i Gjirokastrës. Gjyshi 84-vjeçar tregon për News 24 hallet e mëdha të familjes së tij. Edhe pse varfëria u ka marrë brutalisht shpresën, nuk u ka rrëmbyer në asnjë moment dinjitetin.

84-vjeçari Xhemal Peçi, në fshatin Kakodhiq të Gjirokastrës, i zhytur në errësirë, tregon për varfërinë e madhe që ka kapluar familjen e tij. Si te mos mjaftonte varfëria, në familjen Peçi askush nuk mund të punojë.

“Tani puna e shtepise sime eshte keshtu pai u semur djali para 4 viteve dhite i shitem poshte e larte, shtepine nuk arritem dot ta rregullonim moj vajze se dy pensione kishim 100 mije une dhe 100 mije djali. Momenti qe shitem dhite edhe shtepia u prish me kete fat shume te keq!”, tregon i moshuari.

Kaq shumë fatkeqësi bashkë, i kanë rënduar e kerrusur supet gjyshit nga Labëria. I moshuari, i biri 50-vjeçar i sëmurë me familjen e tij, e kanë të vështirë të përballojnë betejën me skamjen. Megjithatë, ata nuk ankohen që s’kanë asgjë në frigoriferin e tyre.

Edhe pse janë zhytur në borxhe nga operacioni i të birit vite me parë, kursejnë bukën e gojës që gjysma e pensionit modest të shkojë për transportin e nipit 8-vjeçar të shkollohet 60 kilometra larg.

“Po ne duam te hame ku dalin keto leke kemi mbetur me borxhe nuk i shlyejme dot nuk na del llogaria”, thekson gjyshi.

Ndërsa, gruaja e tij thotë: Furgoni per shkollen e djalit me shkon 70 mije leke te vjetra.

Kanë bërë vetëm një kërkesë pranë bashkisë që t’i ndihmoje me shtëpinë. Gjyshi ende i mban sytë nga dera se dikush do kujtohet për ta.

“I kemi bere shpejt kërkesat, nuk na dha njeri dorën, qe te na i rregullojnë, edhe ja mbetem keshtu sic na sheh. Bie shi, furtune, ja kjo mbushet me uje, ne rrime atje te dera ne kembe”, shton ai më tej.

Edhe pse varfëria u ka marrë brutalisht shpresën, nuk u ka rrëmbyer në asnjë moment dinjitetin. Edhe pse nuk e shqiptojnë kërkesën për ndihmë, këto pamje flasin vetë; familja Peçi, e harruar mes maleve në situatë të rëndë ekonomike, ka nevojë për solidaritet dhe ndihmë më shumë se kurrë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb