TIRANË

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë në një pyll pranë Liqenit të Sharrës në Tiranë.

Sipas raportimeve, zjarri poi u afrohet banesave, duke rrezikuar ato dhe jetën e banorëve.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në pyll (Liqeni i Sharrës) ka rënë zjarr e si pasojë e erës, zjarri ka  marrë përmasa dhe po i afrohet banesave.

Kanë shkuar shërbimet e policisë dhe të zjarrfikësve dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb