FIER

Një vatër zjarri ka rënë këtë pasdite në Portëz të Bashkisë së Fierit.

Gazetari Ervis Kuci raporton për “Balkanweb” se nga flakët, është përfshirë një kodër me ullinj dhe shkurre.

Në vendngjarje kanë shkuar 2 zjarrfikëse, por edhe banorët e zonës janë duke punuar me shuarjen e flakëve të zjarrit.

Terreni i vështirë dhe flakët favorizohen edhe nga era, që po fryn këtë pasdite.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb