VLORË

Një ditë para se të kalonte në siten e Vettingut Kryetarja e Gjykatës së Apelit në Vlorë, Alma Liçaj ka shpallur të pafajshëm ish-kryebashkiakun Shpëtim Gjika.  Ai ka marrë pafajësinë në seancën gjyqësore të së hënës, me relatore Alma Liçaj, si dhe gjyqtarët Petrit Aliaj dhe Iliba Bezati.

Para se të kalonte në Komisionin e Posaçëm të Apelimit gjyqtarja Alma Liçaj zgjodhi të gjykojë apelimin e çështjes me të pandehur Shpëtim Gjika, Artur Haxhi, Doriana Sulaj dhe Ridvan Mersinaj.

Mbi Gjikën rëndonin 4 akuza të ngritura nga prokuroria e Vlorës “Shpërdorim detyre”, “Falsifikim dokumentesh”, “Fshehje e provave të krimit” dhe “Ndërtim i paligjshëm”, të cilat ranë në gjykatën e Apelit.

Në të njëjtin proces është shpallur e pafajshme ish-shefja e urbanistikës në Bashkinë e Vlorës, Doriana Beharaj. I përfshirë në këtë çështje biznesmeni Artur Haxhi, pronar i një subjekti ndërtues është dënuar me 3 vite burg, konvertuar në tre vite shërbim prove për akuzën e falsifikimit të dokumenteve zyrtar më shumë se një herë.

I fajshëm për akuzën e falsifikimit të dokumenteve është shpallur edhe Ridvan Mersini, i cili u dënua nga gjykata me një vit burg të konvertuara në dy vite shërbim prove. Nga ana tjetër Komisioni i Posaçëm i Apelimit pas seancës dëgjimore një ditë më parë për gjyqtaren Alma Liçaj, pritet të japë verdiktin nëse ajo e kalon ose jo sitën e vettingut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb