PERMET- Zgjedhjet e 21 qershorit kanë rrëzuar edhe bastione të cilat prej disa mandatesh nuk ndryshonin ngjyrë. Partia Demokratike ka fituar në Bashkinë e Përmetit, të cilën nuk e drejtonte prej tetë vjetësh dhe në këto zgjedhje nisej nga pozita jo të favorshme, duke kaluar në një avantazh prej 1600 votash.

Por më surprizë për demokratët mund të konsiderohet Këlcyra ku pak ditë para votimit u detyrua të tërheqtë kandidatin e saj. Kandidati i pavarur, i cili tashmë mbështetet nga PD arriti të fitojë, ndërsa do drejtojë bashkinë. Një tjetër surprizë e këtyre zgjedhjeve lokale ka qenë dhe Mati, pasi ai është fituar nga APPD, ndërsa më parë drejtohej nga majta. Po ashtu, një tjetër rezultat pozitiv ishte dhe fitorja në bashkinë e Pogradecit, e cila do drejtohet nga Eduard Kapri.

Ndërsa e majta ka marrë bashkinë e Pukës e cila ka qenë e fituar nga demokratët. Rezultat shume i mire për PD është edhe Saranda ku nga 20 kuti votimi te numëruara, nga 50 qe janë ne total Kreshnik Bozho kryeson me rreth 30 vota përballë Florjana Kokes se PS. Kandidati i koalicionit PS-LSI ka fituar me vetëm 97 vota përballë kandidatit të PD-së. Surprize për socialistët konsiderohet gjithashtu Bashkia e Fushë Arrëzit por edhe ajo e Delvinës, të cilat kanë qenë më parë të fituara nga PD-ja. Aleanca për Punë dhe Dinjitet ka siguruar fitore dhe në Klos, Tropojë, Selenicë, Vorë dhe Këlcyrë.
E DJATHTA NË AVANTAZH NË POGRADEC
ORA:11:04- Pogradeci pritet të ngjyroset blu në këto zgjedhje vendore. Të dhënat e fundit nga KQZ bëjnë me dije se kandidati i djathtë Eruard Kapri është në avantazh me vota kundrejt kandidates së majtë, Diana Mile. Deri në orën 10:00, kandidati i APPD, Eduard Kapri ka marrë 8619 vota, Diana Mile 8152 vota kurse kandidati i pavarur, Llazi Deti 519 vota.

KANDIDATËT FITUES TE APPD
1-Klos – fiton Basir Çupa, APPD
2- Tropojë – fiton Besnik Dushaj, APPD
3-Përmet – fiton Gëzim Ibrahimi APPD
4-Mat – fiton Nezir Rizvani, APPD
5- Selenicë- fiton Përparim Shametaj, APPD
6- Vorë – fiton Fiqiri Ismaili, APPD
7-Këlcyrë – Bujar Fezga, i pavarur, i mbështetur nga APPD

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: