Të paktën dy minatorë u vranë dhe katër të tjerë u plagosën të mërkurën pas rënies së gurëve në një minierë ari pranë qytetit kolumbian të Marmato, në departamentin qendror perëndimor të Caldas.

Kreu i Departamentit të Zjarrfikësve në Marmato, Hernando Gallego, tha se shirat e dendur shkaktuan rënien e gurëve.

“Fatkeqësisht, dy persona kanë vdekur dhe katër të plagosur janë në një spital lokal. Dy persona që u  zhdukën  u gjetën nga Departamenti i Zjarrfikësve,” tha Gallego për gazetën lokale La Patria.

Gallego paralajmëroi gjithashtu se shkëmbinjtë në shpatin e malit mund të bien ende në rrugë.

Guvernatori i Caldas, Luis Carlos Velasquez, tha përmes Twitter se autoritetet po kujdeseshin për “urgjencën në Marmato”.

“Ne vazhdojmë të presim rezultatin e këtij incidenti, duke dërguar solidaritetin tonë paraprakisht për familjet e viktimave”, shtoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb