Me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura në Francë, duket se më i shqetësuar është Bashkimi Europian.

Kjo pasi nëse fituese do të shpallet kundërshtarja e presidentit aktual Macron, Marine Le Pen, mund të jetë edhe fundi i unionit europian siç e njohim të gjithë.

Le Pen ka folur më parë për një “Frexit”, një proces i ngjashëm me Brexit që largoi Britaninë e Madhe nga blloku.

Dhe nëse Parisi vendos të largohet nga blloku i Brukselit, besohet se i gjithë projekti i BE-së mund të rrëzohet, raportoi The Sun.

Le Pen, e cila shpesh përshkruhet si pjesë e së djathtës ekstreme, është shprehur se ajo dëshiron ta reformojë BE-në nga brenda.
Kjo, sipas James Shields – Profesor i Politikës Franceze në Universitetin e Warwick, do të thotë ndryshime drastike në drejtim të vendit që Franca zë brenda BE-së.

“Le Pen nuk argumenton më haptazi për tërheqjen e Francës nga BE dhe euro, siç bëri në vitin 2017, duke deklaruar tani synimin e saj për të reformuar BE-në nga brenda. Por programi i saj, nëse zbatohet, do të përbënte sfida kritike për anëtarësimin e vazhdueshëm të Francës në BE”, tha ai.

Kur referendumi i Mbretërisë së Bashkuar në vitin 2016 çoi në largimin e vendit nga BE, Le Pen me guxim deklaroi se Brexit kishte thyer me të vërtetë një tabu.

“Parimi i saj kryesor i “priorité nationale” (përparësia për shtetasit francezë në punë, strehim social, përfitime sociale dhe kujdes shëndetësor) do ta vendoste atë në një kurs përplasjeje me ligjin e BE-së”, shtoi profesori.

Thirrjet e Le Pen për t’i dhënë përparësi ligjit francez ndaj ligjit evropian janë gjithashtu një sfidë themelore për anëtarësimin e Francës në BE. Dhe propozimi i saj për të shkurtuar kontributin e Francës në buxhetin e BE-së do të ishte një goditje serioze ekonomike për BE-në dhe do të përbënte një precedent për vendet e tjera anëtare, më euroskeptike. Pra, nën një presidencë të Le Pen, Franca do ta vinte anëtarësimin e saj në BE nën një tendosje të tepruar dhe të paktën do të pushonte së qeni forca udhëheqëse brenda BE-së që ka qenë gjithmonë”, vazhdoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: