FIER

Dy fëmijë të mitur kanë rënë në lumin Gjanica mëngjesin e sotëm dhe janë shpëtuar mrekullisht nga një qytetar që kalonte pranë.

Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se dy fëmijët romë kanë qenë duke luajtur anës lumit dhe kanë rënë në lumë dhe i ka rrëmbyer rryma e ujit. Fatmirësisht një qytetar ka ndërhyrë duke i shpëtuar dhe nxjerrë nga lumi. Ata janë transportuar me ambulancë në spitalin e Fierit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: