Duket si një makth për çdo tifoz francez, një ëndërr e keqe që vështirë se mund të bëhej realitet, por ja që futbolli është dhe i pamëshirshëm dhe mbi të gjitha i paparashikueshëm. Në sytë e çdo eksperti, apo qoftë edhe tifozi të thjeshtë, Franca shihej si favoritë absolut, një ekip në kufijtë e perfeksionit, me një sulm shpërthyes, më i miri në qarkullim, me një mesfushë të jashtëzakonshme dhe me mbrojtës që luajnë në nivelet më të larta, por as kaq nuk mjaftoi, Zvicra dhuroi një leksion të pastër karakteri dhe dëshire, duke dërguar në shtëpi përpara kohë as më shumë e as më pak por kampionët e botës. Për herë të parë pas 11 vitesh, Franca nuk arrin të kalojë 1/8, mbase kishin më shumë besim se sa duhej, ishin të bindur në forcën e tyre dhe në pathyeshmëri, por as ky version nuk ka një shpjegim logjik.

Lequipe
Lequipe

Si mundet një ekip si Franca të shpërdorojë një avantazh të dyfishtë në një ndeshje teke? Si mundet një ekip që pushtojë botën të bie në këtë mënyrë? Këto janë disa nga pyetjet që ngrenë mediat franceze. Nuk është aspak komod pas kësaj disfate as vetë trajneri Deschamps, imazhi i tij i paprekshëm është lëkundur ndjeshëm, Zinedine Zidane qëndron si hije pas tij. Deschammps u tradhtua pikërisht nga ai që pritej të udhëhiqe ekipin, “gjeli” më i shtrenjtë, Kylian Mbappe. Ylli i PSG nuk arriti kurrë të ngrihet në lartësinë e emrit që përfaqëson, penalltia e humbur ishte thjeshtë fundi i një turneu ku Mbappe mund të konsiderohet pa frikë zhgënjimi më i madh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb