Dries Mertenz zgjodhi Napolin për të vijuar karrierën e tij ndërsa Oliver Giroud firmosi zyrtarisht rinovimin e kontratës me Chelsea, dy sulmuesit ishin objektivat kryesor të Inter në këtë merkato vere duke detyruar ziklatërit të ndryshojnë sërish objektiv. Fokusi kryesor tashmë është shpërngulur tek Edison Cavani, një lojtar që edhe më herët është folur për një transferim në Milano. Pavarësisht moshës, uruguaiani ka vërtetuar se marrëdhënien me golin e ka ende fantastike, Cavani përfaqëson gjithashtu një okazion të mirëfilltë, pasi në verë mund të largohet me parametra zero, nëse nuk rinovon me PSG.

Cavani
Cavani

Kjo tratative varët shumë nga zgjedhja përfundimtare e Lautaro Martinez, nëse argjentinasi transferohet në Barcelonë, Inter do të përqendroj të gjithë forcat për të bindur Cavanin. Drejtuesit e klubit zikaltër duhet të nxitojnë pasi në garë për Cavanit mbetet ende Atletico Madrid, ekip që e kërkoi me insistim gjatë janarit. Cavani do të rikthehet të stërvitet me PSG më 22 qershor për të qenë gati për Champions League, turneu i vetëm ku Cavani me shokët e tij në Francë mund të luajnë ende.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: