TURQI

Turqia nga 1 korriku i jep fund shtetrrethimit në funksion të pandemisë.

Presidenti Erdogan ka dhënë njoftimin e rëndësishëm duke shtuar se në të njëjtën ditë do të hiqen edhe kufizimet e udhëtimit nga një qytet në tjetrin si dhe ato për transportin publik urban.

Tashmë me fillimin e korrikut Turqia do i rikthehet jetës normale ndërkohë që vendi është në sezon turistik.
Pas bllokimit 17-ditor, Turqia pati rënie të shifrave ashtu siç po ndodh në Europë dhe nga 1 qershori qeveria ka vendosur të lirojë masat kufizuese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb