Moderatorja Bieta Sulo, teksa po drejtonte emisionin e saj “Ftesë në 5”, zgjodhi që të rrëfehet për një periudhë të vështirë të jetës.

Teksa po flisnin mbi ditën e 10 tetorit, e cila është dhe Dita Botërore e Shëndetit Mendor, ajo tha se në një periudhë të jetës, ku ishte midis moshës 28-29 vjeç, pa ndonjë shkak i vinte për të qarë dhe kishte dhimbje të vazhdueshme koke. Ajo thotë se nuk e di se përse i ndodhi një gjë e tillë. Tregoi se shkoi në shumë mjekë, bëri shumë analiza dhe nuk e zbuloi atë që e mundonte.

“Unë për shembull kam pasur një moment dobësie me veten time, nuk kisha asnjë shkak për atë që jetova. Teksa isha 28-29 vjeç, me punë shumë të mira, me një njeri në krah që më donte dhe e doja, me një të përditshme mendoj unë të rehatshme. Por ndjeja një dhimbje koke të vazhdueshme, më vinte për të qarë. Nuk lashë analiza pa bërë, vetëm te psikologu nuk shkova sepse aty e kisha limitin tim. Mjekët më thoshin që do të kesh kaluar ndonjë gjë, ndonjë stres. Nuk kisha asgjë dhe e kërkoja brenda vetes time, por prapë e kisha këtë problem”, u shpreh Bieta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb