Sot ka ditëlindjen djali i Big Bastës dhe Vesa Lumës, e ata i bënë dedikimet më të mira djalit të tyre.

Ai sot mbushi 4 vjet, ndërsa Big Basta bëri një shkrim të gjatë, e zgjodhi fjalët më të bukura.

“Si sot, date 29 maj 2016 ndodhi mrekullia me e madhe ne jeten time, erdhe ne jete ti. Nuk do e harroj kurre ate te qaren tende te holle dhe kur degjove zerin tim pushove. Kur te lava per here te pare sapo linde dhe te mbajta ne krahe. Ti qe me embelsine tende me fal cdo grimce jete dhe me ben me te forte per te sakrifikuar gjithcka vetem per ty. Ti qe dashuron plot pafajesi, nje zemer e bute qe sa here ti degjoj rrahjet kur ta vendos koken ne gjoks, me mbush me fryme dhe gjak.

Te uron babi cdo te mire ne kete bote! Qofsh i lumtur e i shendetshem edhe per 1000 vite te tjera! @vesaluma te falenderoj qe ma bere kete mrekulli! Te dua pafundesisht, aq sa yje ka ne univers!”, shkroi Big Basta.

Ndërsa, Vesa zgjodhi një fotografi nga lindja e djalit, ku tha se ishte momenti më i bukur në jetën e saj.

“Momenti më i madh në jetë! Arritja më e madhe dhe arsyeja e jetës”, shkroi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb