TIRANE

Big Basta është shkëputur prej një periudhe të gjatë nga muzika. Së bashku me partneren e tij, këngëtaren Vesa Luma u larguan nga Shqipëria duke u zhvendosur në Zelandën e Re.

Së fundmi përmes një postimi në rrjetet sociale, Big Basta tregoi se nuk është penduar aspak për vendimin e tij, ndërsa ka shpërthyer ndaj gjendjes së industrisë së muzikës në vendin tonë.

“3 vjet e gjysmë shkëputje nga muzika shqiptare, për të ardhmen time dhe familjes time. Që kur të shkoj 45-50-vjeç të mos kërkoj për punë në RTSH dhe të jem në gjendje të përballoj pleqërinë. Në Shqipëri, prapë pa të drejta autori, prapë pa pension artistik, prapë pa suport nga shteti ( e patë vetë në kohën më të vështirë) dhe prap me m*t e bëjnë duke bërë këngë aspak me vlera. Qëllimisht po përshtyhet mbi atë vend, turp!”, ka shkruar ai.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: