TIRANE

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, feston sot më 12 maj ditëlindjen e saj të 34-ert. Si nënë dhe artiste tashmë e shkëlqyer, ajo shpesh e thekson se është tejet e kompletuar në jetën e saj.

Mes shumë urimesh në këtë ditë të veçantë vlen të përmendet ai i bashkëshortit të saj, një dedikim plot dashuri dhe falenderim për njeriun e tij të shtrenjtë.

“Sot është ditëlindja e zemrës sime Vesa Luma.. Nuk harrohen momentet që kemi kaluar dhe po kalojmë bashkë, ato premtimet e bukura në netët e gjata nën dritën e hënës që pasqyronte në fytyrën tënde. U dashurova me ty që në momentin e parë dhe çdo ditë e më shumë me shtohet dashuria. Të falenderoj për gjithçka që je dhe që je kaq perfekte, një nënë e shkëlqyer, grua dhe shoqe e pazevendësueshme! Të uroj ti gezosh dhe 1000 ditëlindje të tjera me emër dhe 100 tjera me jetë! Të dua!”- shkruan Big Basta në postimin e tij.

Kujtojmë që çifti i njohur janë të martuar prej disa vitesh dhe jetojnë në Zelandë të Re bashkë me djalin e tyre të vetëm, Lianin.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: