Darka me personazhet vip për banorët e Big Brother ka pasur kostot e veta. Çdo darkë, kishte një shifër të caktuar që i zbriste çmimit të madh prej 115 mijë euro.

Ditën e djeshme në shtëpinë e famshme ishin emra si Agron Llakaj, Ermal Mamaqi, Ed Manushi, Flor Gjini, Xhemi Shehu.
Vëllai i Madh transmetoi disa nga momentet më të bukura nga darka dhe bisedat plot humor që shkëmbyen mes tyre.

Megjithatë Arbana tronditi banorët me një vendim që në fakt më pas ata nuk e besuan.
“Personazhet që darkuan me ju ishin me një qëllim aty. Ata do të jenë personazhet e rinj të Big Brother dhe se emisioni do të shtyhet edhe për një muaj,” tha Arbana.

Në fakt kjo ishte një shaka që Arbana i bëri banorëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb