Edhe pse ka 1 jave qe ka nisur, Big Brother perjashton nga shtepia nje banor. Edisoni ishte një nga banorët e shtëpisë së Big Brother Albania 8, por qëndrimi i tij brenda zgjati shumë pak ditë. Zeri i Vëllait të Madh i ftoi të mblidheshin sot të gjithë në dhomën e ndenjes. Vëllai i Madh komunikon:

Banorë!

Në këtë shtëpi janë thyer rregullat.

Edisoni i vuri kushte Big Brother-it.

Big Brother mori një vendim.

Edisoni nuk është më banor i Big Brother.

Deri në një vendim të dytë shtëpia ka vetëm një lider, ajo është Zaida.

Nga vendimi i Vëllait të Madh i kushtëzuar nga Edisoni duket se banori më i mërzitur është Kika, i cili largohet nga dhoma e ndenjes. Banorët e tjerë përgëzojnë Zaidën që vazhdon të mbajë titullin lider.

Edisoni ishte një nga banorët e shtëpisë së Big Brother Albania 8, por qëndrimi i tij brenda zgjati shumë pak ditë. Ai bashkë me Zaidën ishin të parët që hynë në shtëpi dhe Liderët e parë të shtëpisë. Edisoni i krijoi edhe debatet e para në shtëpi, por duket se kjo gjë e penalizoi. Që nga momenti që ka hyrë në shtëpi, ai ka debatuar vazhdimisht me Sokolin, debati me të cilin ishte edhe i fundit për të.

Zaida, Stiliani, Jonida dhe Alba vazhdojnë të qëndrojnë në dhomën e ndenjies dhe diskutojnë ndër të tjera edhe për daljen e Edisonit nga shtëpia. Zaida tregon se përse ndodhi një gjë e tillë. Ajo thotë se Edisoni u provokua nga Sokoli dhe kjo bëri që ai ta kërcënonte. Rregullat e shtëpisë i ndalojnë banorët që të ushtrojnë dhunë fizike, verbale, të kërcënojnë apo t’i kanosen njëri-tjetrit. Vëllai i Madh njoftoi banorët se do të merrte një vendim për Sokolin dhe Edisonin, por ky i fundit i vendosi kushte Big Brother-it, duke bërë që vendimi për të, të ishte më i shpejtë dhe i prerë.

Vëllai i Madh nuk mund të toleronte që Edisoni t’i vinte kushte dhe vendosi që të largojë atë nga shtëpia. Vajzat shpresojnë që Sokoli të mos dalë shpejt nga shtëpia, sepse Edisoni do të hakmerret ndaj Sokolit, pasi këtë e ka thënë në prani të banorëve të tjerë. “Unë e njoh dhe ai nuk e harron këtë gjë” thotë Zaida dhe më pas shton “Sokoli e bëri fallco të gjithë atë që donte të ikte. Pse s’iku?” dhe më pas shton “i thashë edhe Edisonit, më vjen keq, por ra pre e provokimeve të Sokolit”. Stiliani nga ana tjetër thotë se për të vendimi më i mirë duhet të ishte i njëjtë për të dy.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: