Ditët e fundit operacioni i policisë i koduar me emrin “Fijet”, ka sekuestruar qindra kamera të vendosura në disa qytete të vendit nga grupet kriminale, për të monitoruar lëvizjet e grupeve kundërshtare apo ato të policisë.

Nga ky operacion janë sekuestruar po ashtu  kamerat e dy shtetasve në Devoll të qarkut Korçë.

Sipas burimeve bëhet e ditur se personat që kishin vendosur kamera në kundërshtim me ligjin janë shtetasit Andrea Bleta nga fshati Baban i njohur në fushën e narkotikëve, dhe Sokol Anxhi nga qyteti i Bilishtit aktualisht me masë sigurie.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb