Policia e Shtetit ka marrë masa, që në fundjavë dhe në ata fasha orari, ku nuk lejohet të dilet jashtë shtëpisë, të mund të kontrollojë territorin e vendit, me anë të droneve.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “News 24” e “Balkanweb” se territori do të kontrollohet me dron. Kontrolli bëhet me teknologji të lartë.

Droni ka kamera, që ka pamje të qarta nga sipër, ku fluturojnë. Ata (dronet) janë të pajisura edhe me magnitofon, që mund të përcjellin mesazhe audio, e ku kalimtarët paralajmërohen.

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka kërkuar forcime në Drejtorinë e Policisë në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Vlorë, pasi në këta rrethe ka pasur raste më problematike. Vendi do të futet në karantinë të plotë në fundjavë dhe pritet që terreni të monitorohet me anë të dronit.

Masat janë marrë më të ashpra, pas rastit të Vlorës, ku disa persona luajtën futboll, edhe pse jemi në kushte të karantinës.

Janë marrë masa edhe për policët, që të dizinfektohen në mënyrë të rregullt. Deri tani ka 8 policë të infektuar me Covid—19 dhe fatmirësisht nuk kanë komplikacione të rënda.

(d.xh/ Balanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb