Moderatorja e emisionit “E Diell”, Deamishel Hoxha është banorja e parë e eliminuar nga finalja e madhe e Big Brother VIP Albania 2.

Ajo ka qëndruar plot 136 ditë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, pasi është futur që në nisje të spektaklit në datën 24 dhjetor 2022.

Dea 2
Dea 2

Deamishel renditet  e katërta në këtë spektakël, duke marrë me veteçmimin prej 10 mijë eurosh që i jepet çdo finalisti.

Në fillim të mbrëmjes Deamishel pati një surprizë të bukur nga vëllai i madh, teksa u takua me nënën e saj duke dhuruar shumë emocione. Ndërkohë Luizi, Evi dhe Kristi vijojnë garën për çmimin e madh 100 mijë euro.

Plot 37 konkurrentë kanë qenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, në aventurën e cila nisi në datën 24 dhjetor të vitit që shkoi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb