Edhe pse u shpall kampione e “Serie A”, Interi është i destinuar për të shitur një prej titullarëve të saj, për të rregulluar bilancin ekonomik.

Kuotat e të skualifikuarit po plotësohen gjithnjë e më tepër nga Achraf Hakimi, për të cilin, deri më tani ka dhe oferta konkrete.

Fillimisht, ishte Paris Saint Germain ajo që ka ofruar për lojtarin një ofertë prej 60 milionë eurosh cash, por këto nuk janë të mjaftueshme për drejtuesit zikaltër, që do të dëshironin të paktën 80 milionë për të hequr dorë nga ‘diamanti’ i skuadrës.

Por, gazetari italian, Ciro Venerato, ka zbuluar në “Rai Sport”, një destinacion të mundshëm të marokenit.

Bëhet fjalë për Chelsea-n, e cila vetëm pak ditë më parë u shpall kampione e Evropës. Presidenti rus i saj, Roman Abramoviç është “çmendur” nga cilësitë e djaloshit dhe e do me çdo kusht në Londër.

Ai ka ofruar 35 milionë euro cash dhe kartonin e Emerson Palmierit si këmbim, lojtar ky që prej kohësh është në optikën e Interit. Por jo! Marota e ka konsideruar shumë pak këtë ofertë dhe preferon vetëm para cash për futbollistin, e asnjë lojtar në këmbim.

Kjo, edhe për faktin që zikaltërit e kanë me ngut rregullimin e bilancit, që ka pësuar krizë të rëndë për shkak edhe të pandemisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: