TIRANE

Këngëtarja e njohur Big Mama ditën e djeshme ka humbur babanë. Babai i saj ka ndërruar jetë dhe këtë lajm të trishtë e ka dhënë vete Big Mama, përmes një postimi në Instagram. Ajo shkruan se i ati është ndarë nga jeta si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

“Sot në mëngjes pas një sëmundje ka ndërruar jetë më i dashuri ynë babai Adi Kasami, njoftojmë familjarët miqtë të tjerë se varrimi i të ndjerit bëhet nesër datë 10.11.2019 në namazin e drekës, funerali niset nga shtëpia e të ndjerit në Tetovë”,-shkruan Big Mama bashkangjitur fotos së babait.

Untitled 2
Untitled 2

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb