Prej disa javësh, Rita Ora, ndodhet në Australi pasi do të jetë pjesë e jurisë së “The Voice”. Pasi bëri 14 ditë në karantinë në një hotel luksoz, këngëtarja e famshme tashmë është e lirë dhe po shijon rrezet e diellit dhe plazhin.
Së fundmi, mediat e huaja kanë publikuar disa fotografi të 30-vjeçares, ku shfaqet me një palë rroba banje rozë, mjaft të vogla për format e saj.

Rita tregon trupin e saj në super formë dhe tatuazhet e shumta që ka në trup, madje edhe ato në vendet intime. Gjithashtu Ora ka kombinuar edhe syzet dhe telefonin me bikinit, të cilët i ka po rozë.
Këngëtarja me famë botërore shfaqet me flokë të lidhura dhe pa asnjë pikë makijazhi në fytyrë. Ndërkohë ka vendosur një byzylyk në dorë dhe këmbë, si një palë vëthë që bien menjëherë në sy.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: