Zjarret që përshinë Rusinë këtë verë dogjën më shumë se 4 milion hectare. Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia ruse e Pyjeve e cila raportoi se situata e zjarreve pyjore në vend po lehtësohej, megjithëse kishte ende 177 zjarre që digjeshin në një sipërfaqe prej rreth gjysmë milioni hektarë.

Euro

Më shumë se 9 000 njerëz ishin ende duke luftuar me flakët me mbështetjen e 33 avionëve të zjarrfikësve, theksuan autoritetet.

Sipas autoriteteve lokale, shërbimet e urgjencës po presin shirita më të gjerë zjarri për të parandaluar përhapjen e flakëve më tej.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: