ITALI- Kryeprokurori i Genovas Francesco Cozzi teksa ka bërë bilancet e humbjeve nga tragjedia që ndodhi më 14 gusht pas shembjes së urës Morandi, foli edhe për personat që ende rezultojnë të zhdukur.

Ai pohoi se mund të ketë 10-20 persona që rezultojnë të zhdukur, ndërsa nuk dha shifra të sakta. Duke folur për hetimin në vazhdim, ai nënvizoi: “Përballë një tragjedie të tillë, unë nuk dua të dëgjoj rreth limiteve të shpenzimeve apo dhe normave”, përcjell ‘Tgcom’.

Kujtojmë se deri më tani 38 persona janë konfirmuar se kanë humbur jetën nga tragjedia në Genova, ndërsa 15 persona kanë mbetur të plagosur.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: