NGA: Aleksandra Kola
Shumicës së njerëzve që ju refuzua hyrja në Irlandë janë nga Shqipëria, Brazili, SHBA dhe Afrika e Jugut. Shumica e njerëzve të cilëve ju refuzua hyrja në aeroportet dhe portet irlandeze në 2017 ishin shtetas shqiptarë, brazilianë, amerikanë dhe jug-afrikanë, sipas statistikave të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë, shkruan e përditshmja irlandeze “The Irish Times”.

Në total, 1,073 grave dhe 2,229 burrave ju refuzua të hynin në Irlandë në 2017, sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë pas një kërkese në bazë të legjislacionit të Lirisë së Informacionit. Rreth 483 shtetasve brazilianë, 408 shqiptarë, 239 amerikanë, 231 jug-afrikanë dhe 128 pakistanezë ju refuzua të hynin në Irlandë vitin e kaluar, duke shënuar një rritje të vazhdueshme të numrit të qytetarëve jo europianë të zonës ekonomike që ju refuzohet hyrja në Irlandë. Shtetasit që ju refuzohet hyrja kthehen në pikën e tyre të nisjes.

Ndërsa shumica e shqiptarëve që ju refuzua hyrja në Irlandë ishin meshkuj, numri i brazilianëve që ju refuzua hyrja ishte pothuajse i njëjtë mes meshkujve dhe femrave -226 meshkuj dhe 217 femra- në 2017. Një numri të lartë të shtetasve nga Afganistani, Zimbabwe dhe Nigeria gjithashtu ju ndalua hyrja në 2017.

Sakaq dy vite më parë, 351 brazilianë, 338 shqiptarë, 252 jug-afrikanë, 166 amerikanë, 127 pakistanezë dhe 123 nigerianë, 118 kinezë, 196 afganë, 68 ukrainas dhe 52 sirianë gjithashtu u ndaluan të hynin në aeroportet dhe portet irlandeze. Ndërsa numri i shtetasve nga Bolivia që ju refuzua hyrja në Irlandë u katërfishua nga 29 në 128 në dy vitet e fundit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: