Që nga 13 marsi i këtij viti, 9 mijë e 492 persona në Kosovë janë infektuar me virusin korona, u shëruan 5.346 pacientë dhe 284 kanë humbur jetën të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Kurse numri aktiv i rasteve aktive me COVID-19 është 3 mijë e 862, të dhëna këto që janë publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Vetëm gjatë ditës së martë në Kosovës kanë humbur jetën 15 persona, ndërsa janë infektuar 218 të tjerë dhe janë shëruar 156.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 461 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 218 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 9.492 raste nga 38.803 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 284 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 156 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.346 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.862”, njoftoi dje (e mërkurë) IKSHPK.

Rastet më të shumë ta të infektuarve me COVID-19 janë në Komunën e Prishtinës. Gjatë së martës në Prishtinë 70 persona kanë rezultuar me pozitiv me COVID-19.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 70 raste, komuna Podujevë 23, komuna Gjilan 16 raste, komuna Ferizaj 15 raste, komuna Fushë Kosovë 12 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Suharekë 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Klinë, Kllokot dhe Vushtrri”, publikoi IKSHPK, derisa ka ftuar qytetarët që t’iu përmbahen rekomandimeve për mbrojtje nga ky virus.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: