Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar të dhënat e reja lidhur me situatën epidemiologjike në vend. Sipas MSH nga 292 teste të kryera , 18 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 21 qytetarë.

Njoftimi: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 292 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 18 qytetarë, në këto Bashki:

10 në Tiranë, 3 në Sarandë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Durrës, Lushnje, Gjirokastër, Dimal.

Janë 183 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,252 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 13 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 21
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 292

Testime totale 2,002,921
Raste pozitive 332,029
Raste të shëruara 328,252
Raste Aktive 183
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 135
Vlorë 18
Fier 8
Gjirokastër 9
Durrës 4

Elbasan 3
Berat 3
Shkodër 1
Lezhë. 1
Dibër. 1

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: