Ministria Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bë me dije se janë identifikuar 375 raste të reja me koronavirus nga 2, 744 teste të realizuara.

Autoritetet shëndetësore raportojnë se 9 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa janë shëruar 507 qytetarë.

Deri më tani janë kryer 1, 488, 688 teste për Covid-19.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i personave të prekur me koronavirus ka arritur në 217, 775 persona. Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën 7, 674 qytetarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb