GREQI

Greqia ka regjistruar sërish shifra të larta në 24 orët e fundit duke shënuar 53 viktima dhe 1 mijë e 496 raste të reja.

Vendi fqinj ndodhet ende në Lock-Down teksa qeveria ka dhënë shpresë se në prill mund të fillojë rihapja për t’i hapur rrugë sezonit turistik.

Po ashtu shqetësuese vijon të jetë situata në spitale, ku 707 pacientë vijojnë të jenë të intubuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb