Kosova prej disa ditësh po përballet me rritje të frikshme të numrit të të prekurve me koronavirus. Teksa dje u konfirmuan 113 raste, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se deri tani numri total i rasteve pozitive është 2,991 raste nga 24,046 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Ndërkohë që numri i të vdekurve ka shkuar në 54.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 1,644 raste, ndërsa 1,293 raste janë ende aktive.
Pas rritjes së rasteve aktive edhe Qeveria e Kosovës ka ashpërsuar masat për parandalimin e përhapjes së mëtejme të pandemisë.

Ndër këto masa janë reduktimi i punonjësve në administratë vetëm në staf esencial dhe angazhimi i tyre më punë nga shtëpia, përgjysmimi i personave në secilën zyrë në përputhje me manualin, të mbyllen zyrat apo njësitet në të gjitha institucionet publike dhe bizneset private ku ka raste pozitive, kontaktet e rasteve pozitive duhet të vetë-izolohen për 14 ditë, etj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: