Ka shkuar në 2,169 numri i të infektuarve në Kosovë, ndërkohë që 36 persona kanë humbur jetën.

Komunat me më së shumti raste aktive janë Prishtina, Vushtrria dhe Prizreni. Kryeqyteti i Prishtinës ka rreth 315 raste aktive, duke u pasuar nga Vushtrria me 250 dhe Prizreni me 96. Malisheva, që dikur ishte një nga vatrat e koronavirusit, tashmë nuk ka asnjë rast aktiv ku nga 77 të prekurit janë shëruar 76.

Në njoftimin e fundit të IKSHPK-së, 96 persona rezultuan të prekur me koronavirus, dhe 29 të shëruar. Komuna e Gjilanit kishte më së shumti raste, rreth 20, më pas Prishtina e Prizreni me 19 raste. Sot është shënuar edhe viktima e 36. Deri tani në Kosovë janë 1,086 raste aktive.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: