Ministria e Shëndetësisë ka ;publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën e Covid-19 në vend.
Në 24 orët e fundit, nga 132 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 11 qytetarë, ndërkohë që asnjë qytetar nuk ka humbur jetën si pasojë e virusit.

MSH njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 55 qytetarë.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 132 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 11 qytetarë, në këto bashki:

5 në Tiranë, 3 në Vlorë, 2 në Delvinë, 1 në Pukë.

Janë 550 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 55 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,702 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Shtator 2022)
Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 55
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 132

Testime totale 1,978,754
Raste pozitive 330,841
Raste të shëruara 326,702
Raste Aktive 550
Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 263
Elbasan 61
Shkodër 51
Fier 49
Vlorë 35
Durrës 23
Dibër 21
Lezhë 18
Gjirokastër 11
Korçë 10
Berat 8

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: