Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me situatën epidemiologjike në vend. Sipas MSH në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë humbje jete. Ndërsa bëhet me dije se nga 464 teste të kryera 11 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

Njoftimi:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 464 testime, nga të cilët kanë rezultat pozitivë me COVID19, 11 qytetarë, në Bashkitë:

3 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Himarë, Sarandë.

Janë 133 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,472 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 26 Janar 2023)

Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 383

Testime totale 2,029,256
Raste pozitive 333,201
Raste të shëruara 329,472
Raste Aktive 133
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 104
Fier 13
Vlorë 9
Lezhë. 2
Gjirokastër. 2
Berat. 1
Shkodër 1
Korçë. 1

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb