Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka lëshuar një lumë me akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, ndërsa thekson se ky i fundit është ‘kapur’ në gënjeshtra.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Paloka pohon se Rama premtoi në 17 mars shqiptarët se askush nuk do të ngelej pa rroga, ndërkohë që rreth 1 muaj nga kriza, qeveria nuk ka shpërndarë asnjë lekë. Demokrati i bëri thirrje kreut të qeverisë që të anulojë koncesonet dhe ndihmojë shqiptarët.

MESAZHI I PALOKËS
Edi Rama është kapur në gënjeshtër dhe nuk ka as kurajon më të vogël qytetare të kërkojë ndjesë. U premtoi shqiptarëve në 17 Mars 2020 se askush nuk do të ngelet pa marrë pagën e Marsit dhe mashtroi. Mijëra qytetarë nuk kanë arritur të marrin pagën e muajit Mars dhe janë sot në luftë me mbijetesë. Edhe pse sot është data 4 Prill, rreth një muaj nga fillimi i krizës në Shqipëri, Qeveria nuk ka shpërndarë asnjë lek. Ndërkohë që dalin e gënjejnë nëpër media çdo ditë, zero të vetëpunësuar kanë marrë pagesë, zero biznese kanë marrë mbështetje, zero familje në nevojë kanë marrë ndihmën ekonomike të premtuar dhe zero të papunë kanë marrë pagesën e premtuar. Kjo nuk është kohë për gënjeshtra. Kjo nuk është kohë për propagandë. Vepro tani: Anullo koncesonet dhe ndihmo shqiptarët!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb