Më shumë se 13 milionë raste me koronavirusin e ri janë regjistruar zyrtarisht në botë, më shumë se gjysma e të cilave në SHBA dhe në Amerikën Latine dhe në Karaibe, sipas të dhënave zyrtare.

Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar të paktën 569 990 të vdekur në botë, që prej shfaqjes në Kinë në muajin dhjetor, sipas të dhënave zyrtare.

Më shumë se 13 000 166 raste me COVID-19 janë diagnostikuar zyrtarisht në 196 vende dhe territore që prej fillimit të epidemisë, prej të cilave 6 905 200 janë konsideruar sot si të shëruar.

Ky numër i rasteve të diagnostikuara nuk reflekton numrin real të kontaminimeve pasi shumë vende testojnë vetëm rastet që kanë nevojë për shërbim spitalor.

SHBA-ja, që ka regjistruar të vdekurin e parë nga koronavirusi në fillim të shkurtit, është vendi më i prekur në botë për nga numri i të vdekurve dhe rasteve me 135 205 vdekje për 3 304 942 raste. Të paktën 1 006 326 persona janë konsideruar të shëruar nga autoritetet amerikane.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Brazili me 72 100 të vdekur për 1 864 681 raste, Britania e Madhe me 44 819 të vdekur për 289 503 raste, Meksika me 35 006 të vdekur për 299 750 raste dhe Italia me 34 954 të vdekur për 243 061 raste.

Kina, pa territoret e Hong Kongut dhe Makaos, ku filloi epidemia në fund të dhjetorit, numëron në total 83 602 raste, 8 raste të reja mes të dielës dhe të hënës, prej të cilëve 4 634 të vdekur dhe 78 648 të shëruar.

Europa regjistroi sot në orën 11:00 GMT, 202 658 të vdekur për 2 840 538 raste, SHBA-ja dhe Kanadaja 144 023 të vdekur për 3 412 531 raste, Amerika Latine dhe Karaibet 144 765 të vdekur për 3 375 183 raste, Azia 43 822 të vdekur për 1 773 059 raste, Lindja e Mesme 20 481 të vdekur për 919 208 raste, Afrika 13 249 të vdekur për 594 925 raste dhe Oqeania 137 të vdekur për 11 556 raste.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: