Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar të paktën 596 742 të vdekur në botë, që prej shfaqjes në Kinë në muajin dhjetor, sipas të dhënave zyrtare.

Më shumë se 14 074 520raste me COVID-19 janë diagnostikuar zyrtarisht në 196 vende dhe territore që prej fillimit të epidemisë, prej të cilave 7 708 100 janë konsideruar sot si të shëruar.

Ky numër i rasteve të diagnostikuara nuk reflekton numrin real të kontaminimeve pasi shumë vende testojnë vetëm rastet që kanë nevojë për shërbim spitalor.

Vetëm ditën e premt, 6 587 të vdekur dhe 245 508 raste të reja janë regjistruar në botë. Vendi që ka regjistruar më shumë të vdekur gjatë 24 orëve të fundit janë Brazili me 1 163 të vdekur, Kili 1 057 dhe SHBA-ja 927.

SHBA-ja, që ka regjistruar të vdekurin e parë nga koronavirusi në fillim të shkurtit, është vendi më i prekur në botë për nga numri i të vdekurve dhe rasteve me 139 266 vdekje për 3 647 715 raste. Të paktën 1 107 204 persona janë konsideruar të shëruar nga autoritetet amerikane.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Brazili me 77 851 të vdekur për 2 046 328 raste, Britania e Madhe me 45 119 të vdekur për 293 239 raste, Meksika me 38 310 të vdekur për 331.298 raste dhe Italia me 35 028 të vdekur për 243 967 raste.

Kina, pa territoret e Hong Kongut dhe Makaos, ku filloi epidemia në fund të dhjetorit, numëron në total 83 644 raste, prej të cilëve 4 634 të vdekur dhe 78 758 të shëruar.

Europa regjistroi sot në orën 11:00 GMT, 204 807 të vdekur për 2 923 849 raste, SHBA-ja dhe Kanadaja 148 131 të vdekur për 3 757 238 raste, Amerika Latine dhe Karaibet 1 158 483 të vdekur për (3 710 432 raste, Azia 48 225 të vdekur për 1 999 335 raste, Lindja e Mesme 22 276 të vdekur për 987 037 raste, Afrika 14 673 të vdekur për 683 596 raste dhe Oqeania 147 të vdekur për 13 033 raste.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb