GREQI

Mediat greke kanë bërë një bilanc të dëmeve në ishullin Samosit, i cili ishte epiqendra e tërmetit me magnitudë 7 Rihter.

8 të plagosur kanë mbetur nga tërmeti, të gjithë jashtë rrezikut për jetën, por 4 prej tyre po trajtohen në spita.

Po ashtu raportohet për dëme vetëm tek ndërtesat e vjetra të ishullit. Pritet që në Turqi dëmet të jenë më të mëdha, për shkak të shembjes së disa ndërtesave shumëkatëshe dhe pallateve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb