Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përballur sot me Shifra me të lartë të viktimave në 24 orët e fundit.

Mësohet se 2.405 persona kanë humbur jetën brenda 24 orëve në SHBA nga koronavirusi. Nga të dhënat që publikon OBSH, bëhet e ditur se në total numri i personave që kanë ndërruar jetë nga virusi vdekjeprurës është 26.633.

Sakaq, numri i të prekurve nga COVID-19 ka shkuar në 614.246. Kujtojmë se New York mbetet një ndër vendet më të goditura nga virusi në SHBA.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb