MAQEDONI E VERIUT

Maqedonia e Veriut ka regjistruar një shifër të lartë të viktimave nga COVID-19. 20 pacientë humbën jetën në 24 orët e fundit.

Nga ana tjetër 106 persona rezultuan pozitivë nga COVID-19 në 24 orët e fundit, edhe pse numri i testimeve ishte i pakët, vetëm 761.

Ndërkohë që 603 pacientë e kanë fituar betejën së fundmi ndaj COVID-19. ‘Pika e kuqe’ e rasteve mbetet sërish Shkupi me 72 të infektuar nga COVId-19, teksa qytetet e tjera të gjitha regjistrojnë më pak se 10.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb