Shqipëria ka regjistruar 5 viktima dhe 549 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Gjysmat e rasteve kanë qenë në Tiranë, 236, pasuar nga Saranda 24, Fieri 23, Shkodra 22, Lushnja 21 apo Vlora 20.

Po ashtu 5 pacientë humbën jetën, tre nga Tirana, një nga Vlora dhe një  nga Saranda.

Momentalisht janë 9 mijë e 178 persona aktivë me COVID-19 në gjithë vendin kurse së fundmi janë shëruar 865 qytetarë.

Këto shifra tregojnë një tjetër rënie të bilancit, pasi një ditë më parë Shqipëria kishte 647 raste e 7 viktima në 24 orët e fundit.

NJOFTIMI NGA MSH

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 4,279 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 549 qytetarë, në këto bashki: 236 qytetarë në Tiranë, 24 në Sarandë, 23 në Fier, 22 në Shkodër, 21 në Lushnje, 20 në Vlorë, 18 në Durrës, 16 në Kamëz, Elbasan, 13 në Lezhë, 11 në Kurbin, Krujë, Dibër, 10 në Kukës, 8 në Dimal, Kuçovë, 6 në Kavajë, Gjirokastër, 5 në Vorë, Patos, Mallakastër, Berat, Cërrik, 4 në Bulqizë, Korçë, 3 në Vau i Dejës, Shijak, Tepelenë, Devoll, Skrapar, Librazhd, 2 në Malësi e Madhe, Tropojë, Mirditë, Pogradec, Poliçan, Gramsh, 1 në Has, Rrogozhinë, Divjakë, Libohovë, Përmet, Memaliaj.

Janë 9,178 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 35 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 pesë qytetarë: Një qytetare 61 vjeç nga Saranda, tre qytetarë nga Tirana 63-72 vjeç, një qytetar nga Vlora 72 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 865 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 159,439 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (02 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        549
Të shëruar në 24 orë      865
Të shtruar në spitale       176
Humbje jete në 24 orë     5
Testime ditore                 4,279

Testime totale              1,211,134
Raste pozitive               171,327
Raste të shëruara         159,439
Raste Aktive                   9,178
Humbje jete                     2,710

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             4045
Durrës             977
Fier                  793
Shkodër          774
Vlorë               540
Elbasan           486
Berat               351
Lezhë              367
Korçë              240
Kukës              209
Gjirokastër      218
Dibër               178

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb