Në Kosovë regjistrohen 1,754 raste aktive me koronavirus, ndërkohë që numri i personave të shëruar është 12,900.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 15.270 raste nga 63.638 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 616 raste të vdekjes.

Mësohet se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.900 raste. Kujtojmë se ditën e djeshme u regjistrua vetëm një viktimë nga COVID-19 si dhe 62 raste të reja.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: