Partizani sot do të ndeshet me Dinamon në një provë të madhe force pas gjithë largimeve që kanë ndodhur në janar, por edhe deklaratave “bombë” të trajnerit Veselinoviç, i cili ka shprehur skepticizëm nëse skuadra është e fortë sa duhet.

Po të analizonim Partizanin dhe Dinamon në letër, blutë shihen disi më të avantazhuar, sepse kanë ruajtur grupin deri më tani dhe gëzojnë një potencial mjaft të madh. Por nëse i referohemi asaj çka Partizani ka bërë gjatë këtij sezoni kundër tre rivalëve direkt të katërshes së parë, mund të themi se të kuqtë janë një skuadër që dinë mirë të sillën kundër të fortave.

Në shtatë ndeshje të luajtura ndaj Dinamos, Egnatias dhe Vllaznisë, Partizani është mposhtur vetëm një herë në ndeshjen hapëse kundër shkodranëve dhe më pas ka arritur të korrë tri fitore dhe po aq barazime.

Ky bilanc tregon për një skuadër që impenjohet shumë me skuadrat e forta dhe që nuk dorëzohet as në kushte jo të barabarta. Me Dinamon skuadra e Veselinoviç ka korrur një barazim 2-2 si “thriller” në fund dhe një fitore pa shumë mund në “Elbasan Arena” në fazën e dytë. Mbetet të shihet nëse Partizani aktual do të jetë në gjendje të ruajë këtë ecuri sonte.FGG

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb