PRISHTINE- Carl Bildt, ish-ministër i Jashtëm i Suedisë dhe njohës i politikës edhe për Ballkanin ka thënë se dialogu i BE-së midis Beogradit dhe Prishtinës duket se ka qenë në një nivel jo të kënaqshëm gjatë viteve të fundit.

Në këtë drejtim, siç ka shkruar Bild në një shkrim autorial, përcjell tg, zhvendosja drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit ka të ngjarë të kërkojë një nivel shumë më të lartë angazhimi nga BE-ja, sesa që kemi parë kohët e fundit. Siç ka vlerësuar ai, ndër të gjitha çështjet në tryezë, kjo ka të ngjarë të jetë më e vështira.

“Duhet të shtohet se Rusia nuk ka gjasa të përmbahet nga shprehja e mbështetjes së saj për qëndrimin e serbëve në këtë çështje, duke e bërë kështu betejën për opinionin publik në vend edhe më të vështirë”. Dhe nga dy shtetet e “përparuara”, Bild thekson se Serbia është qartazi më e avancuar.
“Duke hapur 12 nga 35 kapitujt në procesin e pranimit dhe të mbyllur vetëm dy prej tyre, ajo ka ende rrugë për të bërë. Por edhe më kërkues se ky proces është fakti se tani është vendosur një e drejtë e vetos nga Kroacia dhe Kosova për pranimin në BE të Serbisë. Duke zvarritur çdo proces në kufirin e Danubit, Kroacia mund të ngadalësojë procesin dhe duke zvarritur bisedimet për një marrëveshje normalizimi, Kosova mund të bëjë të njëjtën gjë”, ka shkruar Bild, në një shkrim të tij autorial rreth strategjisë së BE-së për Zgjerim.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: