TIRANE

Prokuroria e Tiranës kërkon arrest me burg për 7 nga 8 të arrestuarit për falsifikimin e biletave të transportit urban në kryeqytet. Arrestimet e tyre u kryen pak ditë më parë nga policia në kuadër të operacionit “Bileta e falsifikuar”.

Konkretisht organi i akuzës ka kërkuar masën e arrestit me burg për Ferdinand Ibrahimin dhe djalin e tij Anastas Ibrahimi, si edhe për të arrestuarit: Fatos Vrapi, Klodiana Qato, Aldi Duka si edhe Lulzim Allaraj, ndërsa për Albana Vrapin dhe Erisa Vorën, Prokuroria ka kërkuar masën e detyrimit me paraqitje.
Ferdinand Ibrahimi ka mohuar mohuar akuzat duke u shprehur se nuk ka dijeni për biletat e falsikuara. Para prokurorëve, ai u shpreh se biletat e gjetura në makinën e tij janë të vjetra dhe nuk ishin në përdorim.

Në operacionin e ndërmarrë dy ditë më parë, policia arrestoi 8 persona, nën dyshimin se duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin kanë falsifikuar bileta të transportit urban në kohë dhe periudha të ndryshme, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe përfitim financiar të disa shoqërive operatore në trasportin urban në Tiranë. Gjatë operacionit u sekuestruan 150 000 bileta të transportit urban të falsifikuara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb