Luca Loutenbach, 28-vjeçar, është bërë një yll në rrjetet sociale për shkak të pasionit të tij për ekipin kombëtar të Zvicrës. Tani kompanitë zvicerane e kanë gjetur atë dhe duan ta shpërblejnë me dhurata të ndryshime dhe marrëveshje sponsorisuese.

Zvicra bëri surprizën më të madhe në Euro 2020, duke eliminuar kampionin e botës, Francën, pas penalltive, pasi ndeshja e rregullt dhe vazhdimet u mbyllen baras 3-3.

Befasia erdhi edhe për faktin se Helvetikët ishin duke humbur 3-1 në pjesën e dytë dhe dy gola erdhën shumë shpejt në fundin e ndeshjes apo më saktë në minutat 81 dhe 90.

Barazimi në minutën e fundit bëri që tifozët zviceran të kalojnë në delir, por padyshim ai që pushtoi gjithë mediat botërore ishte 28-vjeçari Luca Loutenbach.

Kamerat televizive po e filmonin dhe Luca u bë një yll i mediave sociale brenda natës. Imazhet e reagimeve të tij emocionuese rrokullisen nëpër botë. Dhe ato tashmë janë duke u përdorur si reklamë për kompanitë, siç janë Deutsche Bahn, DB Cargo.

Përveç kësaj, tifozit i është premtuar një fluturim falas në çerekfinale në Shën Petersburg në ndeshjen ndaj Spanjës, ku bileta e aeroplanit do t’i paguhet nga Swiss Air.

Red Bull do t’i dërgojë pije energjike për udhëtimin. Organizata zvicerane e Turizmit i ofron super-tifozit një fundjavë Wellness për t’u çlodhur pas përfundimit të Kampionatit Evropian.

Kjo nuk është e tëra pasi, Zyra Federale e Shëndetit Publik të Konfederatës Zvicerane (BAG) i ka kërkuar tifozit t’u ndihmoj në fushatën për vaksinimin e të rinjve, ndërsa edhe kompania përpunuese e qumështit (Emmi) e ka ftuar atë për reklama.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb