Bilgen Aldan, Drejtoresha e Përgjithshme e ALBtelecom është zgjedhur ditën e djeshme, gjatë takimit të Asamblesë së Përgjithshme, Kryetare e Bordit Ekzekutiv të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë.

Emërimi i Znj. Aldan shënon një moment historik për ICC Albania, duke u bërë gruaja e parë që kryeson këtë organizatë biznesi.

Bilgen Aldan iu bashkua ALBtelecom në muajin shkurt 2021, pas përvojës në industri të tilla si telekomunikacioni, sistemi bankar dhe mediat digjitale në Turqi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në fjalën e saj pas emërimit Znj. Aldan u shpreh:
“Jam shumë e nderuar dhe e kënaqur dhe që jam zgjedhur Kryetare e Bordit Ekzekutiv i ICC Albania. Së bashku me Bordin do të përdorim të gjitha energjitë tona për të promovuar dhe mbrojtur interesat e bizneseve, duke synuar përmirësimin e mëtejshëm të klimës së biznesit dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.”

Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë është forumi më i madh i kompanive të biznesit dhe drejtuesve të suksesshëm në tregun shqiptar dhe kryesimi i tij nga një grua shënon një tjetër progres për vetë kontributin e gruas në vendimarrje në Shqipëri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb