Nga OLSI ÇALA*

Në një periudhë pak të largët, në atë të 2003-it, një fondacion i huaj, FAR, pasi mësoi se nevoja më emergjente e banorëve të Bilishtit në Korçë ishte ndërtimi i një tregu rural fruta-perimesh, e ngre. Të huajt erdhën, investuan dhe e ndërtuan këtë treg; në 2003-in ai përfundoi dhe nisi të funksionojë, por sot nga ky treg kanë ngelur vetëm disa blloqe betoni.

Me një “prapavështrim” të ngjarjeve, ka ngjarë që fondacioni i huaj garantoi shumën e lekëve dhe shteti ynë i dashur, për zbatimin e projektit, ngarkoi specialistë të Fondit të Zhvillimit. Investitorit, si burra fjale që jemi, iu garantua se çështjen e pronësisë e ka zgjidhur pushteti vendor. Tregu përurohet, pastaj pronarët dolën pak nga fjala. Tregu u ndërtua në bazën e një marrëveshje të një shoqërie aksionere, në mënyrë të barabartë, ku aksionet ishin ndarë në tre copa: Bashkia e Bilishtit, ish-pronarët dhe komuna aty pranë. Asokohe pronarët e tokës e prishën marrëvëshjen, pasi Bashkia nuk iu pagoi qiranë. Marrëveshja prishet, me një vendim të Gjykatës së Lartë dhe këta persona ngelen pronarë të tokës.

Ish-pronarët e shesin truallin dhe bashkisë i mbetet në derë një faturë diku tek 120 milionë lekë, “gjëra të vogla, lekë xhepi”. Për asfaltimin e rrugës së tregut, u investuan miliona, por lekët u investuan për ta prishur. Lekë për ta bërë? Lekë për ta prishur? Shqipëria ka qënë ngastër e lakmuar, shumë na kanë dashur të keqen. Disa ia dolën, na dëmtuan, por jo të gjithë. Italia fashiste na ndërtoi, kemi sot vepra identifikuese të Tiranës. Donatorë dhe financime të huaja na kanë dhënë dorë, por duket se jemi ne e keqja e këtij vendi, se kur ata ndërtojmë, ne shkatërrojmë.

(ar.sh/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: