Bill Gates bashkëthemeluesi i Microsoft ka paralajmëruar një tjetër krizë me të cilën sipas tij pritet të përballet bota.

I njohur edhe për komentet e tij lidhur me krizat e mëparshme shëndetësore si edhe pandemitë, këtë herë ai thotë se bioterrori do të jetë kërcënimi tjetër i madh për sigurinë globale me të cilin njerëzimi do të përballet.

Sipas Interpolit, bioterrorizmi i referohet “lëshimit të qëllimshëm të agjentëve biologjikë ose toksinave me qëllim të dëmtimit apo vrasjes”.

Në një intervistë të dhënë për mediat e huaja , Gates tha se ky është kërcënimi më i madh që do përballet njerëzimi dhe se kjo po anashkalohet dhe nuk po merret seriozisht.

Bioterrori dhe pandemitë janë njësoj, thotë Gates sepse ato e ekspozojnë njerëzim ndaj sëmundjeve të rrezikshme dhe madje vdekjeprurëse, por ai shton se bioterrori është pak më i vështirë për t’u mbrojtur.

Qendrat e Shteteve të Bashkuara për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thonë se nëse do të ndodhte një sulm bioterrorist, me shumë gjasa do të përfshinte bakteret që shkaktojnë antraksin, një sëmundje që mund t’i sëmurë rëndë njerëzit dhe kafshët.

Simptomat ndryshojnë në varësi të mënyrës se si bakteret hyjnë në trup – zakonisht përmes lëkurës, mushkërive ose sistemit gastrointestinal – gjë që përcakton gjithashtu llojin e sëmundjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb